Ne nuk do ta mbështesim Katica Janevën dhe bashkëpunëtorët e saj për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së re, tha sot lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetare nëse partia e tij do ta mbështeste ligjin e ri të Prokurorisë Publike, ku përfshihet edhe Prokuroria Speciale Publike. Mickoski tha se në Prokurorinë e re duhet të ketë vend për staf të ri dhe juristë të dëshmuar.