Ballina Lajme Maqedoni Mickoski: Nesër do të vendosim nëse do të shkojmë në takim të...

Mickoski: Nesër do të vendosim nëse do të shkojmë në takim të liderëve

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka deklaruar se gjatë ditës së nesërme do të tregojnë nëse do të shkojnë në takimin e liderëve të thirrur nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.
“Unë thashë se gjatë këtyre dy ditëve jam në teren, dje isha në Prilep, sot jam në Manastir ku po bëjmë promovimin e projekteve, në mbrëmje kam takim me komitetin komunal këtu në Manastir, nesër kemi tjetër ngjarje, shpresoj se në ndërkohë do të mund të konsultohem me Komitetin Ekzekutiv, me partnerët e koalicionit dhe me grupin parlamentar dhe gjatë ditës së nesërme do ta bëjmë publike qëndrimin, nëse do të shkojmë, nëse nuk shkojmë, përse nuk shkojmë”, ka thënë Mickoski.

Marketing
Exit mobile version