Pas takimit me parnerët e koalicionit për “Ripërtëritje të Maqedonisë”, kreu i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickovski tha se pushteti ka pranuar dy kërkesat e tyre, që procesin ta vëzhgojë OSBE ODIHR-i dhe të hartohen protokolle për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
“Është shumë me rëndësi që të ketë jehonë sa më të madhe dhe më shumë qytetarë të marrin guximin të votojnë pasi nga vota e tyre varet fati i shtetit dhe ai është në duar të tyre. Ata vendosin nëse do ta ndryshojnë realitetin e shëmtuar për më mirë ose do të jetë më keq. Zgjedhja është e qartë, zgjedhja është mes krizave që bën pushteti ose ripërtëritjes së ofrojmë ne”, u shpreh kryetar i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski.