Udhëheqësi i VMRO-DPMNE, Hristijan Mikovski, tha në debatin publik në Gostivar sonte se do të fitonte zgjedhjet e ardhshme parlamentare pa dallim nëse ato do të ishin të rregullta ose të jashtëzakonshme dhe se në zgjedhjet e ardhshme presidenciale do të dalin me një kandidat për të mposhtur LSDM-në.
“Kjo qeveri jo popullore dhe kriminale e LSDM-së e udhëhequr nga krimineli i falur Zoran Zaev tregton me punën më të çmuar të një shteti – me Kushtetutën vetëm të shpëtojnë dhe përkohësisht t’i vazhdojnë karrierat e tyre politike, por edhe ndëshkimin për gjithçka, për gjithë atë poshtërim, vjedhje dhe fyerje që i bënë atdheut të vet.
Por, jo para Kacarskës, por para gjykatave të vërteta evropiane me implementim të ligjeve evropiane. Edhe përskaj terrorit të përgjithshëm politik, kërcënimeve dhe fyerjeve dhe ndaj meje e familjes sime dhe VMRO-DPMNE-së, ne jemi gjithnjë e më shumë të vendosur dhe të përgatitur t’i fitojmë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe pa dallim a do të jenë ato të rregullta se të jashtëzakonshme.
Që nga pranvera që vjen në zgjedhjet presidenciale, ne do të dalim me kandidat me të cilin fuqishëm do ta fitojmë kandidatin e LSDM-së”, tha Mickoski.
Në fjalimin e tij në tribunën e organizuar nga Unioni i të Rinjve të VMRO-DPMNE-së, Mickoski u ndal edhe te rinia dhe tha se ka më shumë aktivitetet që parasheh për përmirësimin e gjendjes së tyre me krijim të vendeve për punësim me paga më të larta përmes bashkëpunimit me investitorët e huaj dhe vendor, bursa për të talentuarit, si dhe të garantuara 500 vende pune për studentët më të mirë të gjeneratave nga universitetet shtetërore të vendit.