Ballina Aktuale Mickoski: Nuk heq dorë nga nga ëndrra për të qenë pjesë e...

Mickoski: Nuk heq dorë nga nga ëndrra për të qenë pjesë e Unionit

 

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski nga Struga theksoi se nuk heq dorë nga ëndrra për të qenë pjesë e Unionit Evropian. Sipas tij, vendi deri më tani ka paguar çmimin patrejtësisht duke pritur që të jetë anëtare e BE-së.

Marketing

Është interesante se si një betim i Presidentit të Republikës mundet ta kthejë vëmendjen e të gjithë opinionit grek dhe evropian kurse pritja jonë joparimore në ulsen e pritjes të BE-së më shumë se dy dekada e gjysmë pasi kemi paguar çmime të larta për të hyrë brenda, assesi nuk komentohet dhe as nuk i intereson askujt, kështu u shpreh Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski duke folur për rrugëntimin evropian të vendit, sipas të cilit, për këtë vendi ka paguar çmim të lartë.

“ Nga pritja e vazhdueshme humbet dinjiteti ynë, goditet vetëbesimi ynë dhe vetpërcaktimi kolektiv. Nëse flas, kjo nuk do të thotë se heq dorë nga ajo ëndërr sepse edhe Maqedonia është Evropë dhe e merr të drejtën për anëtarësim në Union” – tha Mickoski.

Mickoski, theksoi se të emëruarit në qeverinë e ardhshme do të jenë njerëz me potencial njerzorër të cilat do ti nevojiten institucioneve në vend.

“E dini që e keni mbështetjen time, por do ta keni edhe ashpërsinë time absolute dhe pa pardon nëse cilido nga ju futet në lojëra korrupsioni ose të fshehta. Në këtë ditë të shenjtë, nuk do të hy në matematika për numrin e ministrive por vetëm do të them se qeveria e re do të promovojë dhe përfaqësojë unitet të potencialit kreativ dhe progresiv” – tha Mickoski.

Këto komente Mickoski i bëri në shënimin e ditës së Shën Kirilit dhe Metodit në Strugë.

Exit mobile version