Në një intervistë ekskluzive për Alsat, kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski thotë se të gjithë opsionet “për” ose “kundër” referendumit janë të hapura, duke lënë kështu të hapur edhe mundësinë për të qenë të përmbajtur. Fushatën e Qeverisë ai e konsideron si boshe dhe shpërqendruese.
Sipas tij, fushata do të fokusohet të “ruajtja e nacionalitetit” gjë të cilën e cënon marrëveshja me Greqinë. Mickoski shton se partia e tij është e interesuar për zgjedhje të parakohshme parlamentare, për t’i dhënë fund keqmenaxhimit të vendit nga pushteti aktual.
Intervistë Mickoski
Pushteti në vazhdimësi kërkon që të prononcoheni “për” ose “kundër” referendumit. A keni tashmë si parti një vendim konkret? Cili është qëndrimi juaj personal? A vlerësoni se e keni për detyrë t’i drejtoni votuesit tuaj “për” ose “kundër” këtij procesi?
Në të kaluarën në shumë prononcime kemi thënë se VMRO-DPMNE-ja është parti popullore dhe legjitimitetin e eksiztencës si strukturë e organizuar politike e merr nga populli. Në emër të kësaj ne duam të bëjmë konsultime sa më gjithpërfshirëse dhe sa më tës thella me qytetarët e Maqedonisë, kuptohet, pa dallim të përkatësisë etnike dhe fetare.
Njëkohësisht, paralelisht me konsultimet me qytetarët bëjmë edhe konsultime brendapartiake me Komitetin Ekzekutiv dhe Qendror, pastaj me komisionet partiake dhe trupat e tjerë të partisë, komitetet komunale, strukturat e tyre dhe deri te komitetet qendrore. Ne nuk i sjellim vendimet në rreth më të ngushtë prej 2-3 elitarëve, të mbyllur në zyrë mes katër mureve dhe të përpiqemi ta shpëtojmë karrierën tonë politike dhe aty t’i bazojmë vendimet tona.
Të gjithë opsionet janë të hapura. Për këtë tham se opinioni në kohë do të informohet se cila do të jetë pozita e VMRO-DPMNE-së në periudhën që vjen. Në një rast jo të largët, në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, unë thash se një përgjigje e gabuar është shumë më e keqe se sa asnjë përgjigje. Kështu që me shumë kujdes duhet të sillemi në këto momente të ndjeshme me rëndësi historike për popullin maqedonas, qytetarët por edhe për vetë Maqedoninë.
Si e vlerësoni ju vendimin e Qeverisë për të zbatuar një fushatë informative për referendumin? Çfarë do të thotë kjo për partinë tuaj?
Pres një fushatë stelire dhe të pafokusuar, fushatë e cila do ta ketë për qëllim ta devijojë fokusin e qytetarëve në drejtim të gabuar. Por mendoj se qytetarët janë të mençur. Ata dinë ta dallojnë sakt kur dikush përpiqet t’i manipulojë. Supozoj se theksi kryesor do të vendoset te fakti që e kanë ruajtur identitetin, gjë që nuk është aspak e vërtetë dhe në periudhën që vjen, unë personalisht por edhe bashkëpunëtorët e mi të partisë, në hapësirën që do t’na japim mediat, do të përpiqemi të sqarojmë se kjo tezë nuk është e vërtetë.
Nëse ju nuk keni arritur ta ruani identitetin institucional, atëherë si mund të thoni me mburrje se e keni ruajtur identitetin nacional sepse këto gjëra janë të lidhura. Nuk mund të thoni se e keni ruajtur identitetin nacional i cili bazohet në identitetin institucional.
Partia juaj e para ka kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare. A do të thotë kjo se të gjitha veprimet tuaja në Kuvend por edhe jasht tij na dërgojnë deri në zgjedhje të reja? Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja përlamentare?
Shtytësi kryesor i VMRO-DPMNE-së por edhe i çdo partie opozitare duhet të jetë mendimi se si të vimë deri te zgjedhjet e reja parlamentare. Çfarë do të ndryshonin më pyesni… Do të ndryshonin këtë Qeveri të paaftë, të korruptuar dhe që s’ka ide e cila është zhytur në kriminalitet, hedonizëm dhe afera në bazë ditore.
Ky është përfimi kryesor për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Neve na duhet Qeveri ku do të ketë politikanë të sinqertë të cilët do të promovojnë një mënyrë të re të bërjes politikë.
A mund t’i konfirmoni informacionet e fundit për ndryshime më të thella në statutin e partisë ku parashihet që ju më të mos udhëhiqni me Komitetin Qendror të partisë? Konkretisht, çfarë parashohin ndryshimet që duhet të miratohen?
Ne nuk kemi se çfarë të fshehim. Ajo është vetëm një dëshmi se gjenerata e tretë e politikanëve në VMRO-DPMNE duan ta bëjnë për vete opinionin me transparencë, llogaridhënie dhe demokratizim që është udhëzuesi në gjithë ekzistencën tonë si VMRO-DPMNE. Me pyetët rreth faktit për përfshirjen e instituti të ri dhe ai është udhëheqësi/kryesuesi i Komitetit Qendror.
Aty ka përshkrim të procedurës se si propozohet dhe si zgjidhjet kryesuesi i Komitetit Qendror dhe askund nuk shkruan se kryetari i partisë nuk mund të jetë dhe nuk mund të propozohet nga ana e një grupi të anëtarëve të Komitetit Qendror dhe më tej, kuptohet, i zgjedhur nga shumica e anëtarëve të Komitetit Qendror.
Po afrohen zgjedhjet presidenciale. A keni filluar ju si parti përgatitjet për këtë proces të ri zgjedhor? Cilët janë kandidatët potencial? Çfarë konkretisht duhet të plotësojnë kandidatët tuaj për të qenë potencialë për president të ardhshëm?
Sinqerisht, nuk kemi menduar akoma rreth asaj se kush mund të jetë. Flas, si zgjedhje personale, ndoshta është jopërgjegjësi ose ndoshta për shkak të qasjes tonë të plotë por sigurisht kemi menduar se cilat karakteristika dhe epitete ai person duhet që t’i plotësojë që të jetë i denjtë për funksionin që nesër do ta ushtronte, president i vendit.
Duhet të jetë person modest, i cili pas vetes ka biografi të pasur jetësore por edhe profesionale, para së gjithash person me ndjenja të shprehura nacionale, mbrojtës i interesave nacionale dhe shtetarore, i sinqertë, me vizion për shtet modern dhe i cili do të ketë ide se si Maqedonia të dalë nga ky muzg të cilin për fat të keq do të duhet ta sanojmë sapo ta formojmë Qeverinë e re në Maqedoni dhe me të cilën do të udhëheqë VMRO-DPMNE-ja dhe presidenti i cili do të zgjedhjet nga radhët e VMRO-DPMNE-së.