Mickoski: Për të gjithë studentët së shpejti do të japim vauçerë për tabletë, vlera 250 euro

“Qeveria në muajt në vijim, përmes kritereve të qarta dhe sistemit të qartë, do të jap vauçerë (bono) në vlerë prej 250 euro për pajisje elektronike, për të gjithë, po e përsëris për të gjithë studentët në vend”, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski në një fjalim me rastin e Konferencës së 33-të Vjetore të Unionit të Forcave të Reja të VMRO-DPMNE të mbajtur në Ohër.

Marketing

Ai beson se në këtë mënyrë krijohen kushte që të rinjtë të mund të veprojnë, të mësojnë, të krijojnë dhe të fitojnë aftësi që më vonë do të aplikohen për të ardhmen dhe për Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, me këtë masë, të gjithë studentët do të kenë akses në pajisjet elektronike me të cilat do të mund të ndjekin botën në pëllëmbë të dorës dhe të ndërtohen si individë, gjë që nuk ishte rasti në të kaluarën për shumicën e të rinjve.