Lideri i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski sot e ka akuzuar kryeministrin Zoran Zaev se në takimin e mbrëmshëm të liderëve ka ardhur me plan që të mos arrihet marrëveshje dhe të mbrojë krimet e tij dhe bashkëpunëtorëve, por lë hapësirë për vazhdimin e negociatave për ligjin për Prokurorinë publike, në pikën e së cilës takimi ka përfunduar pa sukses.
Kërkesa e Zaevit, siç thotë ai, për amnisti për të gjithë, ka sjellë në atë që të mos ketë marrëveshje pasi nuk ka pranuar Prokuroria e re të cilën e propozon pushteti të merret me korrupsion me gjitha lëndët pa dallim të kohës së lëndës dhe kryerësit.
Kryeministri Zaev sipas tij, ka dhënë propozim prej disa pikësh edhe atë formim i Prokurorisë publike për korrupsion të lartë e cila do të ishte në nivel identik me Prokurorinë e Ruskovskës, ndërsa prokurori i cili duhet të udhëheq këtë prokurori duhet të jetë propozim i partisë më të madhe opozitare në këtë rast VMRO-DPMNE-së, ndërsa në kompetencat që do t’i ketë pasi të merr dhjetë ndihmësit e prokurores speciale publike, Katica Janeva, të jepen edhe kompetenca për ndjekje të krimit ndaj personave të cilët janë zgjedhur dhe emëruar. Zaev sipas liderit të VMRO-DPMNE-së, ka propozuar edhe klauzolë mbrojtëse sipas së cilës një periudhë të caktuar nëse pushteti nuk e pranon propozimin e opozitës për person i cili do të drejtojë prokurorinë, “atëherë Këshilli i prokurorëve publik të zgjedh prokuror nga radhët e këtyre dhjetëve të cilët kanë kaluar nga PSP në Prokurorinë e re për ndjekje të korrupsionit të lartë”.
Sipas Mickoskit, pushteti do të motivohet që asnjëherë të mos e pranojë propozimin e opozitës.
“Praktikisht oferta e Zaevit ka qenë PSP e re e udhëhequr nga ana e një prej dhjetë ndihmësve të Katica Janevës si hallkë ofensive, prokurori të cilën do ta udhëheq Ruskovska si hallkë defensive dhe e gjithë kjo e drejtuar nga Jovevski”, ka thënë Mickoski.
Sipas tij, VMRO-DPMNE është pajtuar të ekzistojë Prokurori publike për ndjekje të korrupsionit të lartë, opozita të propozojë prokuror me kompetencat shtesë që i dedikohen ndjekjes së krimit për personat që janë zgjedhur dhe emëruar. Por, ka shtuar Mickoski, nëse duam marrëveshje patjetër të respektohet ligji i PSP-së, ajo është se pas ndërprerjes së mandatit të Prokurorisë speciale publike, ndërpritet mandati i ndihmësve të tyre dhe ata kthehen në prokuroritë amë nga ku kanë ardhur.
Sipas liderit të VMRO-së, në pyetjen e tij Zaev ka thënë se rasti “Reket” ku e akuzuar është edhe prokurorja speciale publike që është person i përzgjedhur do të mbetet tek prokurorja e ekzistuese. Pse atëherë, ka pyetur Mickoski dakordojmë kompetenca për ndjekje të korrupsionit të personave të zgjedhur dhe emëruar?
“Por unë e di motivin dhe arsyen pse ajo është kështu, pasi ekziston dyshim për ‘Reket 2’, për ‘Reket 3’, për ‘Reket 4’, për ‘Reket 5’, por edhe vepra tjera penale që ky pushtet tashmë tre vjet i bën prandaj ju nevojitet Ruskovska që të bëjë amnisti dhe të mbrojë Zaevin dhe LSDM-në nga përgjegjësia për krimin e kryer. Shkurt, ky ka qenë skenari i takimit të mbrëmshëm”, ka thënë Mickoski.
Zaev, sipas tij, e ka refuzuar propozimin e tyre prokurori i ri të merret me persona të zgjedhur dhe të emëruar, pa dallim kur është kryer ai krim dhe pa dallim nëse bëhet fjalë për krim të personave të zgjedhur ose emëruar nga LSDM, VMRO-DPMNE, BDI, Aleanca, BESA…Mickoski ka thënë se takimi i mbrëmshëm nuk ka qenë i suksesshëm pasi Zaev ka kërkuar amnisti për të gjithë.
Megjithatë shton se marrëveshje është e mundur në çdo moment, nëse ekziston vullnet nga ana e Zaevit të mos e mbrojë krimin. “Nëse do të kemi marrëveshje deri më datë 15 nuk e di, kjo nuk varet prej nesh, ose do të kemi marrëveshje bazuar në drejtësi, ligj e parime ose marrëveshje nuk do të ketë”, ka thënë Mickoski.
Ndryshe, ai i ka vlerësuar të pavërteta akuzat e kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Zaev për të për rastin “Reket”.