Mickoski pranon emrin e ri kushtetues, Republika e Maqedonisë së Veriut! (FOTO)

Të gjitha 65 amandamentet që VMRO-DPMNE i ka dorëzuar te Ministria e Drejtësisë për ligjin për PSP-në, përmbajnë emrin e ri kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut, mëson A1on.

Marketing

Edhe pse kryetari i kësaj partie Hristijan Mickoski në publik vazhdimisht thotë se partia e tij nuk e pranon emrin e ri kushtetues dhe nuk do ta përdorë, në praktikë është ndryshe.

A1on ka publikuar një nga amandamentet të dorëzuara nga VMRO-DPMNE ku shihet se kjo parti ka përdorur emrin e ri kushtetues.

“Në republikën e Maqedonisë së Veriut themelohet Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar me seli në Shkup”, shkruan në amandamentin 7 në të cilën kërkohet që PSP të bëhet njësi e PTHP-së.

Marketing