Mickoski: Pres që Kuvendi të shpërbëhet të mërkurën

Pres shpërbërjen e Kuvendit të mërkurën, ashtu siç u morëm vesh te kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski. Pres nga të gjithë politikanët t’i përmbahen marrëveshjes, deklaroi sot lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

Marketing

Ai në Kavadar sot ishte për takime partiake ku u takua edhe me përfaqësuesit e Odës ekonomike rajonale.

“Prezantuam një pjesë të masave që do të përfshihen në programin ‘Rindërtimi i Maqedonisë’ për zgjedhjet e parakohshme. Theks të veçantë vendosëm te masat që nënkuptojnë ulje të tatimit personal. Biseduam edhe për qëllimet e planit makroekonimik, prioritetet strategjike që do të jenë në Qeverinë e VMRO-DPMNE-së menjëherë pas fitores”, tha Mickoski.