Mickoski: Pushteti po bën përpjekje për blerje të deputetëve

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski pohon se pushteti i LSDM-së po bën përpjekje për blerje të deputetëve nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Ripërtëritje për Maqedoninë”, duke cekur se deputetëve po u ofrohen autorizime dhe privilegje të ndryshme, shuma të mëdha, si dhe amnisti për raste gjyqësore.

Marketing

“E shfrytëzoj këtë mundësi në këtë intervistë sot të flas hapur dhe për tërë atë që po spekulohet gjithnjë e më zëshëm ditëve të fundit në opinion, e ato janë ato tentime për të tregtuar me deputetë nga disa apo nga një tjetër dhe një tjetër. Unë mund të transmetoj se me të vërtetë tmerrohem nga ajo që disa nga deputetët më transmetojnë për atë se si u afrohen njerëz të cilët janë pjesë e kryesisë së LSDM-së, u ofrojnë privilegje të ndryshme, për ta, për familjet e tyre, përmenden numra gjashtë, shtatë-shifrorë në euro, amnisti për raste gjyqësore etj. Me të vërtetë e tërë kjo shkakton zemërim brutal, jo vetë tek ata njerëz, por edhe tek unë”, thotë Mickoski.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, në intervistë për TV Sitel tha se tentimi i këtillë për blerje të deputetëve është pa sukses dhe se qëllimi i pushtetit në këtë mënyrë ta ribëjë vullnetin e qytetarëve nga këto zgjedhje.
Lidhur me negociatat për përbërje të Qeverisë së re, ai theksoi se rezultatet zgjedhore lënë mundësi për çfarëdo lloj kombinimesh nga ajo që qeveri të formojë VMRO-DPMNE, LSDM, të bëhet koalicion iu gjerë apo ndërkaq të mos formohet, që sipas tij lë mundësi për zgjedhje të reja parlamentare.

Ai theksoi se negociatat që i zhvillon VMRO-DPMNE-ja bazohen në ide dhe programe dhe se janë të gatshëm të koalicionojnë me parti të cilat kanë vizione të njejta për të nesërme më të mirë të shtetit dhe të qytetarëve. Përsëriti se nuk do të bisedojë nën presion apo shantazhe dhe se partia me të cilën kryeson nuk dëshiron të formojë qeveri me çdo kusht.

Lidhur me mundësinë për koalicion të gjerë, ai shkurtimisht theksoi se nga përvoja në Maqedoni mund të shihet se qeveri të tilla të gjera nuk kanë funksionuar dhe se ajo nuk është çka u nvojitet qytetarëve.

Marketing