Mickoski takoi kandidatët për ministra dhe zëvendësministra të propozuar nga VMRO

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot mbajti mbledhje me anëtarët e kabinetit të tij dhe me kandidatët për ministra dhe zëvendësministra të propozuar nga partia e tij në qeverinë teknike për zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Marketing

Mickoski në profilin e tij në Facebook publikoi video nga takimi.

“Premtova punë dhe përkushtim i cili duhet të sjellë rezultate reale sepse populli nuk guxon të zhgënjehet, ndërsa mijëra ardhmëri presin kohë më të mira dhe ndryshime, së bashku të punojmë për Maqedoninë e cila rindërtohet. Ajo është përgjegjësi e madhe të cilën e pranoj.

Për fillim të mirë të vitit, në mbledhje me kabinetin tim dhe njerëzit të cilët do të kenë detyrë përgjegjëse në qeverinë teknike ta mbrojnë vullnetin e popullit. Viti i ri sjell shpresë, shans dhe ndryshime të cilat do të sjellin rindërtim. Le të jetë i begatë dhe i gëzuar”, shkruajti kryetari i VMRO-DPMNE-së në profilin e tij në Facebook.