Mickoski urdhër kryetarëve të komunave: Tre projekte kapitale të realizuara në 30 ditët e para të mandatit

Hristijan Mickoski gjatë ditë së sotme ka njoftuar se ka pasur takim me kryetarët e komunave nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Ai tha se pavarësisht zhvillimeve në nivelin qendror, nuk duhen harruar premtimet në zgjedhjet lokale.

Marketing

“Gjithçka që kemi premtuar duhet të realizohen. Pa dallim se një numër i madh i komunave janë të zhytur në borxhe, duhet angazhim maksimal për t’i realizuar premtimet, dhe e gjithë kjo nuk duhet të jetë arsyetim”, tha Mickoski.

Mickoski tha se do të kërkojë nga kryetarët e komunave që në 30 ditë e ardhshëm të fillojnë 3 projekte kapitale infrastrukturore që të zgjidhin problemet e qytetarëve.

“Është e nevojshme të dëshmojmë se atë që e themi, e mendojmë dhe e realizojmë. Menjëherë të heqin dorë nga përdorimi i makinave zyrtare jashtë nevojës së komunës dhe mos të ketë shpenzime tw panevojshme, të dalin në teren dhe të zgjidhin së bashku problemet me qytetarët. Vendi ynë nuk është në zyre por në mesin e popullit. Çdo premtim që e kemi dhënë nuk e harrojmë, besimin nuk do ta keqpërdorim, po vijnë kohëra të reja”, u shpreh Mickoski.