Mickoski: Vetëm 12 kabare kanë licencë, ndërsa mund të paramendoni sa klube punojnë në vendin tonë

Pas tragjedisë në diskotekën “Puls” në Koçan, kryeministri Hristijan Mickoski bëri të ditur se sipas kontrolleve të deri tanishme, vetëm 12 kabare kanë leje për veprimtari të këtilla në vend, përcjell TV21.

“Erdhën në përfundim se në vitin 2024 janë dhënë gjithsej 12 licenca për kabare, e ju tani mund të supozoni sa klube punojnë në shtet. Vetëm 12 posedojnë licenca dhe atë nga ata, nuk e dimë se cilat janë të vlefshme, sepse disave supozoj që u ka kaluar afati. Sepse vlejnë një vit”, tha Mickoski./tv21.tv

 

Marketing