Mickoski: VMRO është parti politike e cila e mban fjalën

Sot gjendemi në Berovë, midis qytetarëve të Berovës dhe komunës së Berovës. E shfrytëzoj këtë rast që të gjithë besimtarëve të besimit ortodoks t’ua uroj këtë festë të madhe krishtere dhe t’ju dëshiroj shumë shëndet, gëzim, suksese atyre dhe familjeve të tyre, në periudhë e cila na vjen të gëzohemi për një Republikë të Maqedonisë të suksesshme, të lumtur dhe prosperuese.

Marketing

Për fat të keq nga përvojat të cilat që i marrë këtu nga qytetarët, imazhi që mbizotëron në Berovë dhe rrethinë është i errët. U ndeshëm me probleme reale dhe serioze ekzistenciale. E dini se blerja e kumbullës përfundoi në mënyrë të palavdishme, 20.000 tonë kumbulla mbetën pa u blerë, njerëzit gjenden në brengë të vështirë, kanë sfidë serioze se si ta kalojnë vitin deri në rekoltën e ardhshme.
E njëjta ndodhë edhe me të rinjtë e këtij rajoni, në mënyrë masive po e braktisin këtë rajon. Njerëzit me të vërtetë kanë brengë se si t’i zgjidhin problemet bazë të ekzistencës.

Gjithashtu e shfrytëzoj këtë rast që të gjithë atyre minatorëve në kombinatet energjetike të minierave Osllomej dhe Manastir t’ua uroj ditën e minatorëve, por njëkohësisht edhe të gjithë atyre minatorëve të cilët janë nëpër zgafellat në mbarë minierat të cilat janë në Republikën e Maqedonisë, t’ua uroj festën dhe t’ju dëshiroj fat në realizimin e detyrave të tyre të përditshme në punë.
VMRO-DPMNE-ja po e përgatit programin i cili do të prezantohet para qytetarëve së shpejti. VMRO-DPMNE në programin e saj parashikon zgjidhje serioze të problemeve serioze dhe reale ekzistenciale të qytetarëve.

VMRO-DPMNE nuk e bazon programin e narrativit të zhveshur të premtimeve populiste të cilët premtohen dhe jepen para fushatave zgjedhore ndërsa pastaj ikin si “djalli nga temjani” për realizimin e tyre, VMRO-DPMNE është parti politike e cila e mban fjalën dhe atë që VMRO-DPMNE do ta vendosë dhe do të jetë pjesë e programit të saj do të realizoj. Nevojiten ndryshime në shtetin tonë, ndërsa Maqedonia do të fitojë!

Marketing