Mickoski: VMRO mbetet kundër ligjit për Prokurorinë

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski sot deklaroi se mbesin në qëndrimin kundër ligjit për prokurorinë publike dhe akuzoi se pushteti me forcë imponon zgjidhje ligjore të cilat janë në kundërshtim me Kushtetutën, me vlerat evropiane dhe interesave të qytetarëve të Maqedonisë.

Marketing

Ai vlerësoi se ligji i propozuar për PP-në i Qeverisë, nuk i përmban vërejtjet e ekspertëve dhe sërish ka kërkuar menjëherë të formohet ekip i ekspertëve të cilët do ta hartojnë tekstin e ligjit dhe ai të votohet nga përbërja e ardhshme parlamentare, sepse, siç tha, qëllimi është që të miratohet një ligj cilësor.

Sipas tij, propozim-ligji për PP-në është në kundërshtim me Kushtetutën, dhe është monarkist sepse, siç tha, ndryshohet neni për zgjedhjen e prokurorëve publikë shtetërorë, gjegjësisht për PTHP-në për krim të organizuar, me Ligjin mundësohet amnisti për Zaevin, për anëtarët e qeverisë së tij, si dhe amnisti për një pjesë më të vogël së ish -udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së, gjegjësisht ata të cilët, thotë, janë në peng të tij.

“Me ligjin e ri përforcohen Ruskoska dhe Joveski të cilët i duhen Zaevit të vazhdojnë të zbatojnë urdhra të tij. Çdo jurist e ka të qartë se bëhet fjalë për ligj kundërkushtetues me të cilin zbatohet drejtësia selektive”, tha Micskoski duke treguar edhe se paligjshmëria rreth kërkesës për mënyrën e zgjedhjes së prokurorit publik shtetëror.

Edhe për ata problem kryesor është, tha, neni 110 me të cilin parashikohet aministi dhe se ata kundër amnistisë. VMRO-DPMNE-ja, tha ai, angazhohet për drejtësi absolute, ndërsa Kushtetuta duhet të vlejë për të gjithë njësoj. U bën thirrje partive të tjera të kenë qëndrim të përbashkët të mos e votojnë këtë ligj dhe gjithçka që është në interes publik të jetë pjesë e procedurës ligjore.

“Bombat të vlejnë për të gjithë apo të mos vlejnë. Ligji i këtillë nuk ka lidhje me vlerat evropiane por me Zoran Zaevin dhe ikjen e tij nga drejtësia. Në pajtim me praktikën e GJEDNJ nuk mundet bombat për dikë të vlejnë dhe për të tjerët të mos vlejnë”, tha Mickoski.

Marketing