Mickoski: Zaev i shmanget takimit të liderëve

Lideri i partisë opozitare Hristijan Mickoski akuzoi kryeministrin Zoran Zaev se po shmanget të bisedojë për problemet që i kanë qytetarët dhe për këtë shkak ka hequr dorë nga ideja e takimit të liderëve.

Marketing

“Është një skandal i vërtetë që Zaev dje tha një gjë, sot thotë krejtësisht një gjë tjetër. Dje tha se do të thërrret për takim liderësh nëse nuk e bën Pendarovski, ndërsa sot ndryshoi mendimin. Ky njeri për gjithçka ndryshon qëndrimet”, tha Mickoski.

Marketing