Mickoski:Gruevski viktimë e persekutimit politik

Ish kryeministri Nikolla Gruevski është viktimë e persekutimit politik, vlerëson kreu I VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, por nuk ai thotë se nuk e justifikoj arratisjen e tij. Sipas Mickovskit e tërë kjo që po ndodh këtyre ditëve i ngjan një teatri me aktorin kryesorë kryeministrin, Zoran Zaev.

Marketing

“Opinioni në Maqedoni është dëshmitarë i i një teatri që po ndodhë tanimë disa dit me radhë, po të mos ishte tragjike do të ishte qesharake. Shteti pak a shumë po i ngjan një shou real me aktorin kryesorë kryeministrin e Maqedonisë i cili në disa momente po aktron komediantin ndërsa në momente tjera role tjera në atë shou. Apeloj te kryeministri dhe qeveria që të vetëdijesohen, të kuptoj se është kryeministër dhe mijëra jetë varen nga sjellja e atij, pasi tër këtë që po e bën nuk e çon Maqedoninë në drejtimin e duhur por në drejtim të gabuar, me pasoja të rënda që vështirë do të mund ti sanojnë gjeneratat e ardhshme dhe politikanët e ardhshëm. Edhe përkundër faktit që Gruevski dhe një numër i madh i funksionarëve të mëparshëm dhe të tanishëm të VMRO-DPMNE-së janë viktima të përndjekjes politike nga ana e këtij pushteti kriminal dhe jo popullor që udhëhiqet nga politikani i aboluar Zoran Zaev megjithatë këtë akt nuk e pranoj dhe nuk e arsyetoj. Me ikolla Gruevskin nuk kam pasur kurrfarë kontakti pas ikjes” – thotë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Marketing