Ballina Lajme Maqedoni Mickovski: S’kemi mandat të ndryshojmë kushtetutën

Mickovski: S’kemi mandat të ndryshojmë kushtetutën

Kreu i opozitës maqedonase Hristijan Mickovski thotë se nuk ka asnjë ndryshim në këtë plan. Askush nuk ka mandat të ndryshojë aktin më të lartë juridik, thotë Mickovski, pasi sipas tij, kjo çështje nuk është verifikuar në zgjedhje. Për këtë arsye përsëriti kërkesën për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Marketing

“Nuk duhet të prisni që ky qëndrim të ndryshojë. Qëndrimi është se ky parlament s’ka mandate të ndryshojë Kushtetutën, pasi opozita nuk ka marrë pjesë në krijimin e asaj marrëveshjeje, as nuk është pajtuar me atë marrëveshje dhe as që ka dalë para qytetarëve që të premtojë ndryshime kushtetuese. Kështu që, sa më shpejtë duhet të ndodhin zgjedhjet e parakohshme parlamentare.”, – deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Exit mobile version