Micotakis njofton KE-në për shkeljen e marrëveshjes së Prespës

Kryeministri i Greqisë, Kiriakos Micotakis dje në Këshillin e Evropës ka njoftuar kolegët e tij për shkeljen e Marrëveshjes së Prespës nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski dhe nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova.

Marketing

Pas Samitit të Unionit në Bruksel, në një dalje për media Micotakis fol edhe për marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Micotakis tha se ka marrë iniciativë dhe ka informuar kolegët në Këshillin e Evropës për Maqedoninë e Veriut dhe faktin se kryeministri dhe presidentja drejtpërdrejtë e shkelin Marrëveshjen e Prespës.

“Unë mora iniciativën dhe i informova kolegët e mi në Këshillin Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe faktin se kryeministri dhe presidentja po shkelin drejtpërdrejt Marrëveshjen e Prespës”, tha Mitsotakis.

Tutje Micotakis shtoi se nëse Shkupi insiston në këtë linjë, do ta vështirësojë dhe gjithashtu mund të anulojë çdo preces të integrimit të shpejtë në Bashkimin Evropian.

Marketing