Ballina Tech & Auto Microsoft më në fund ridizajnon ikonat që prej Windows 95

Microsoft më në fund ridizajnon ikonat që prej Windows 95

Microsoft më në fund do të rifreskojë disa ikona në Windows të cilët datojnë që prej Windows 95. Gjiganti i softuerit gradualisht ka nisur një rimodelim të ikonave në Windows 10 si pjesë e një përditësim madhor që do të vijë këtë vit.

Në Mars kemi parë disa ikona të reja sistemi të File Explorer, folderave, Recycle Bin e shumë të tjera. Tashmë Microsoft po rifreskon ikonat e Windows 95 që kanë mbërritur deri në Windows 10.

Marketing

Hibernation Mode, ikonat e rrjetit, memories, floppy disqeve, e shumë të tjera kanë mbërritur në Windows 10. E gjithë kjo punë vjen në kuadër të përditësimit Sun Valley në Windows 10 që duhet të mbërrijë në Tetor të 2021.

Vetë Microsoft ende nuk ka folur për detajet e Sun Valley. Më shumë rreth këtij përditësimi do të marrim vesh në konferencën Microsoft Build këtë fund të muajit. /PCWorld Albanian

Exit mobile version