Uragani Idalia preku tokën në Florida të Shteteve të Bashkuara duke shkaktuar kushte potencialisht kërcënuese për jetën.
Shpejtësia e erës shkon deri në 175 kilometra në orë. Guvernatori Ron DeSantis paralajmëroi banorët për një stuhi shkatërruese me dallgë deri në 4,8 metra.
Aktualisht, disa zona të këtij shteti amerikan po përjetojnë përmbytje, ndërsa rrugët janë kthyer në lumenj. Një viktimë është raportuar deri më tani.
Më shumë se 250 mijë persona kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa mijëra të tjerë janë evakuuar. Tani uragani Idalia është një stuhi e kategorisë 1, ndërsa udhëton për në Xhorxhia nga Florida veriore. Më herët, stuhia shkatërruese goditi Kubën dhe Meksikën, duke lënë pas dëme të mëdha materiale.