Mijëra viktima nga tërmeti shkatërrues, Maroku shpall tre ditë zie kombëtare

Maroku ka shpallur tre ditë zie kombëtare.

Marketing

Flamujt do të ulen në gjysmështizë në të gjithë vendin si pjesë e periudhës së zisë, sipas një deklarate të gjykatës mbretërore.

Forcat e armatosura do të vendosin ekipe shpëtimi për t’i siguruar zonave të prekura ujë të pijshëm të pastër, furnizime ushqimore, tenda dhe batanije.

Tërmeti që goditi Marokun kishte një magnitudë prej 6.8 ballësh dhe ka lënë pas qindra objekte të shkatërruara në zona të ndryshme të vendit.