Milan-Juve, dueli i madh me mungesa të shumta

Milani dhe Juventusi do të takohen të mërkurën në San Siro, mirëpo të dyja skuadrat pritet të jenë pa disa lojtarë kyçë.

Marketing

Zonja e Vjetër nuk e ka në dispozicion Alex Sandron dhe Alvaro Moratan. Braziliani, i cili luajti në fitoren ndaj Udineses, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Spanjolli ka pësuar një lëndim muskulor në stërvitjet e të shtunës dhe nuk luajti të dielën. Trajneri Andrea Pirlo ka thënë se sulmuesi është në dyshim për sfidën ndaj Rossonerëve.

Morata është golashënuesi i dytë më i mirë i Juves këtë sezon me 10 gola të shënuar në 17 ndeshje në të gjitha garat.

Në anën tjetër, Zlatan Ibrahimovic, Ismael Bennacer, Matteo Gabbia e Alexis Saelemaekers, janë stërvitur ndaras nga skuadra e Milanit dhe pritet të mungojnë ndaj Bianconerëve.

Edhe pse sulmuesi veteran u ka dhënë shpresë tifozëve se mund të rikuperohet për derbin e madh, Sky Sport raporton se ai nuk është në gjendje të luajë.

Sandro Tonali është i pezulluar pas kartonit të kuq ndaj Beneventos, derisa Juves i janë kthyer nga pezullimi Juan Cuadrado dhe Adrien Rabiot.

Milani është në krye të tabelës së Serie A me 10 pikë më shumë se Juventusi që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Marketing