Milani e ka mbyllur me një fitore vitin 2023, teksa ka mundur në “San Siro” sot skuadrën e Sasuolos.
Marketing
Kuqezinjtë kanë dominuar lojën në ndeshjen përballë skuadrës së Nedim Bajramit, i cili ishte titullar në këtë sfidë, duke kërkuar me ngulm që të gjenin shpejt golin.
Por ai do të vinte vetëm në pjesën e dytë me anë të Pulisiç, i cili i dha një avantazh të merituar Milanit.
Më pas, skuadra vendase krijoi disa raste të rrezikshme, pa tundur përsëri rrjetën deri në fundin e ndeshjes.
Megjithatë, ai gol mjaftoi për tre pikë të rëndësishme për kuqezinjtë, por edhe për trajnerin Pioli, e ardhmja e të cilit është vënë në diskutim.