Ballina Sport Milani pëson tre gola, por kualifikohet, ia del edhe Benfica

Milani pëson tre gola, por kualifikohet, ia del edhe Benfica

Milani pëson tre gola, por arrin të kualifikohet në fazën e 1/8-ave të Europa League. Skuadra kuqezi u mposht 3-2 nga Rennes, në transfertë, por falë suksesit 3-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në “San Siro”, avancon në fazën tjetër.

Marketing

Tri herë arriti të shënonte Rennes në portën e Maingan me të njëjtin autor, Bourigeaud (dy herë me 11-metërsh, por “Djalli” u kundërpërgjigj fillimisht me Jovic (1-1) e pastaj me Leaon (2-2) për të barazuar përkohësisht rezultatin.

Një humbje pa “zarar” për kuqezinjtë, të cilët patën qetësinë e fitores së thellë të ndeshjes së parë, duke e toleruar disi kundërshtaren franceze.

Kualifikohet edhe Benfica, që barazoi pa gola në fushën e Toulouse, ndërkohë që e kishte fituar 2-1 ndeshjen e parë.

Rezultatet:

Freiburg – Lens 2-2

Qarabag – Braga 0-0

Rennes – AC Milan 3-2

Toulouse – Benfica 0-0

Marketing
Exit mobile version