12:56 | 9 Maj 2021
12:56 | 9 Maj 2021
John Elkann do të jetë prezent me Andrea Agnellin për të ndjekur nga afër ndeshjen, Juventus – Milan.
John Elkann është një biznesmen italo-amerikan dhe pronar i kompanisë Exor ku pasuria e tij kap shifrën mbi 2.5 miliardë dollarë, shkruan lajmi.net.
Në fakt, Elkann është nipi i Gianni Agnellit, dhe trashëgimtar i familes Agnelli, e cila ka në pronësi Juventusin.
Nuk ndodh shpesh prezenca e tij në Torino, por kur ndodh, ndezën spekulimet.
Elkann do të jetë i shoqëruar nga Andrea Agnelli, dhe jo vetëm si mysafir, por aty ku merren vendimet e drejtueseve “Bianconerë”, aty ku gjenden zyret e presidentit dhe të drejtueseve të tjerë.
Sipas “Tuttosport”, ky është një mesazh i qartë që familja dhe kompania kurrë nuk do ta lënë në baltë klubin e Juventusit, por do të jenë përkrah “Bianconerëve”.
Një Juventus në vendin e pestë nuk është në interesin e askujt, prandaj sipas artikullit, kjo gjë do të kishte pasoja fatale edhe në merkaton e verës së klubit./Lajmi.net/