Mbërrin në Sarandë për herë të dytë gjatë këtij sezoni turistik, jahti ‘Sailing Yacht A’.
Ky mjet lundrues është në pronësi të miliarderit rus Andrey Melnichenko, personi i 7 më i pasur në botë.
Jahti ka një gjatësi prej afro 143 metër, ndërsa vlera e tij është 500 milionë dollarë.
Herën e kaluar jahti qëndroi në Sarandë për furnizim me karburant. Edhe këtë herë arsyeja e ndalesës është po e njëjta.