Ballina Lajme Maqedoni Minçev tërheq nga procedura parlamentare tre ligjet e ish ministrit Aliu

Minçev tërheq nga procedura parlamentare tre ligjet e ish ministrit Aliu

Goran Minçev

“Theksoj se të gjitha zgjedhjet e mira që tashmë janë pjesë e ligjeve do të mbeten, por mendoj se është e nevojshme edhe një herë përmes një porcesi transparent dhe konsultativ të miratohen ligje të qëndrueshme. Ligje  që nuk do të jenë ‘makijazh dhe dekor’ por do të jenë sistematike dhe të përshtatura për t’iu përgjigjur sfidave dhe mundësive të reja për të pasur një administratë publike profesionale”.

Ministri njoftoi se do të propozohen ligje të reja për të cilat do të ketë debat të hapur, dhe se do të themelohet Agjencia për zhvillim profesional dhe trajnim të zyrtarëve administrativë, e cila në vendet e zhvilluara dhe në BE konsiderohet si investim kapital në resurse njerëzore.

Goran Minçev

“Unë besoj se ligjet e reja duhet të trajtojnë çështjet duke vendosur standarde dhe pritshmëri të qarta për punjonjësit e sektorit publik, duke siguruar një nivel më të lartë shërbimi dhe transaprencë”

Marketing

Minçev tha se punsimet nëpërmjet balanserit që janë bërë deri më tani kanë qenë të keqpërdorura, dhe i njëjti do të largohet, pasi siç sqaroi ai, gjatë punësimeve etniteti maqedonas është paraqitur si shqiptarë dhe e kundërta.

Goran Minçev

“Balanseri si mjet digjital do të largohet, dhe numrat do të referohen në bazë të popullatës rezidente sipas regjistrimit të fundit, dhe kjo tashmë është punë e kryer. Sa i përket zgjedhjes së re Ligjore, do të hapim debat dhe në bazë të atij debati do të formojmë një zgjidhje ligjore”

Ministri Mnçev sqaroi se me ndarjen e Ministrisë së Shoqërsië Informaike, janë krijuar dy ministri ajo e admnistratës publike dhe e transformimint digjital. Me ndarjen e ministrive, në digasterin e tij janë 60 punjonjës, ndërsa në Ministrinë e Transformimit Digjital 160, ose numri i përgjithshëm i të punsuarve është 120 më pak sesa në ish ministrinë e Shqoërisë Informatike.

Megjithatë, ai tha se nuk do të ketë largime nga puna.

Marketing
Exit mobile version