Ministrat e BE-së do të bisedojnë për referendumin në Maqedoni, zgjedhjet në BeH

Ministrat e punëve të jashtme të BE-së sot do të mbajnë mbledhje në Luksemburg në seancën e Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së.

Marketing

Në rend dite do të jetë gjendja aktuale në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke i përfshirë edhe rezultatet nga Asambleja e Përgjithshme e 73-të e KB-së.

Ministrat do të bisedojnë edhe për referendumin i cili u mbajt në Maqedoni, si dhe për zgjedhjet në Bosnjë e Hercegovinë të cilat u mbajtën më 7 tetor.

Në rend dite do të jetë migrimi dhe situata në Libi. Mediat ruse njoftuan se ministrat e BE-së zyrtarisht do t’i miratojnë edhe sanksionet e reja ndaj Rusisë për gjoja përdorimin e armëve kimike.

Marketing