Ballina Lajme Maqedoni Ministrat e Jashtëm të 5 vendeve ballkanike, deklaratë të përbashkët kundër korrupsionit

Ministrat e Jashtëm të 5 vendeve ballkanike, deklaratë të përbashkët kundër korrupsionit

Në margjinat e Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup, ministrat e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë, nënshkruan Deklaratën për parandalimin, çrrënjosjen, hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit në Evropën Juglindore.

Marketing

“Deklarata e nënvizon deklaratën tonë dhe pjesëmarrjen e pakusht që të punohet së bashku për të penguar hetimin dhe procedimin e padisë për korrupsion në Evropën Juglindore, duke përfshirë hetime në digjitalizim dhe renovimin e mjeteve. Ky dokument paraqet 10 drejtime të rëndësishme themelore, mes tjerash edhe promovim të mjeteve digjitale për zbulimin e hershëm, pengimin e korrupsionit dhe transparencë, përdorim efikas i mjeteve, zhvillim të kapaciteteve të reja, të shmanget rreziku i përdorimit të mjeteve, siç janë kripto valutat në kontekst të larjes së parave, përforcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar që të ndahen informacione dhe të konfiskohet prona jolegale. Me nënshkrimin e kësaj deklarate në margjina të Këshillit Ministrorë të OSBE-së me çka i kthehemi realitetit të tmerrshëm të konflikteve dhe vuajtjeve njerëzore, ne si Ballkan Perëndimorë dëshmojmë se puna e përbashkët është e mundur dhe OSBE-ja është vlerë e shtuar.”, – deklaroi Bujar Osmani.

“Në konferencë janë theksuar tri sfera kyçe të luftës kundër korrupsionit. E para, sigurimi i mjeteve themelore në Evropën Perëndimore. OSBE-ja punon me vendet anëtare. Kjo ka të bëjë me konfiskimin e pronës, konfiskimin e objekteve të fituara ilegalisht. E dyta, krijimi i rrjetit për udhëheqësit e pronave, siç janë ndërtesat dhe jahteve të fituara me kriminalitet. E treta, krijimi i datotekës publike të organizatave civile dhe mediave, që të ketë opinion për informatat që t’i identifikojnë rrugët e korrupsionit dhe me atë ta mbajnë përgjegjëse Qeverinë.”, – theksoi përfaqësuesja e lartë e OSBE-së për Luftë kundër Korrupsionit, Anita Ramasastri.

Deklarata e përbashkët e vendeve të Ballkanit Perëndimor u nënshkrua me nismën e Maqedonisë së Veriut, siç tha kryesuesi Osmani, si top prioritet i kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, pasi të gjitha vendet përballen me problemin e korrupsionit.

Marketing
Exit mobile version