Ministri Ademi inspektoi sallat e sportit në Hotël e Mateç

Me ndërtimin e sallave të sportit në shkollat fillore dukshëm do të përmirësohen kushtet për procesin edukativo-arsimor në arsimin fillor të komunës së Likovës.

Marketing

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, i shoqëruar nga kreu i komunës së Likovës, kanë inspektuar dinamikën e punimeve në ndërtimin e sallave sportive të Shkollave Fillore “Andon Zako Çajupi” në fshatin Hotël, si dhe “Kultura” në fshatin Mateç. Që të dyja sallat po ndërtohen nga MASh.

“Bëjmë vizitë shkollës fillore të fshatit Hotël, ku dhe nga afër po ndjekim punimet të cilat deri më sot janë realizuar në ndërtimin e sallës së re sportive e cila do të jetë në funksion të shkollës. Është kënaqësi kur shohim se projektet të cilat i kemi bërë së bashku me kryetarin Arifi, po marrin formë, fizionomi dhe se të njëjtat janë në përfundim e sipër.”,- tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.

“Sot nënshkruam kontratën për Shkollën Fillore “7 Marsi” në Opajë dhe prioritet i komunës së Likovës, së bashku me MASh, kemi procesin edukativo-arsimor, kushtet në arsim sa më adekuate dhe sa më të mira ku po investojmë në të gjitha shkollat tona.”,- theksoi kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi.

“Kjo sallë e sportit është pritur jashtëzakonisht mirë nga nxënësit e kësaj shkolle, por edhe nga banorët e fshatit Hotël.”,- tha drejtori i Sh. F.”Andon Zako Çajupi” – Hotël, Naip Pajaziti.

Gjithashtu u paralajmërua se gjatë ditëve në vijim edhe zyrtarisht do të vihet gurthemeli i sallës së sportit edhe në Sh. F. “7 Marsi” në fshatin Opajë.