Ministri Ademi ka një lajm të mirë për rrogat e arsimtarëve

Deri më tani treguam se jemi të interesuar për përmirësimin e gjendjes materiale të të punësuarve në arsim dhe kemi besim kur themi se do të ketë rritje të ardhshme të rrogave, por se sa do të jetë përqindja dhe prej kur do të fillojë të zbatohet ajo rritje varet nga shqyrtimi i parametrave. Na duhet pak kohë, sepse ende nuk kemi filluar në Qeveri që të diskutojmë për buxhetin e vitit të ardhshëm, duhet t’i bëjmë projeksionet dhe bashkë të vendosim për rritjen e ardhshme të pagave të arsimtarëve.

Marketing

Këtë sot e deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, i cili tha se hapur bisedojnë, janë të hapur dhe transparentë dhe kanë bashkëpunim të shkëlqyer me Sindikatën e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SPASHK) dhe me të punësuarit në arsim.

“Rroga e shtatorit e arsimtarëve këtë vit në krahasim me rrogën e gushtit të vitit 2018, është rritur për 10,8 për qind. Për herë të parë pas disa viteve edhe në arsimin e lartë edhe në institucionet shkencore rroga është rritur për pesë për qind”, potencoi Ademi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve para hapjes së tubimit ndërkombëtar me rastin e 60-vjetorit të ekzistimit të Katedrës së Gjuhës Italiane dhe Letërsisë pranë Fakultetit Filologjik “Bllazhe Koneski”.

Në lidhje me paralajmërimin për grevë të përgjithshme të SPASHK-ut për muajin e ardhshëm dhe se a kanë vullnet që ta anulojnë derisa nuk merren vesh, Ademi tha se sjellja e vendimit një javë para ose një javë më vonë nuk duhet të ndikojë dhe të ketë pasoja ndaj organizimit të procesit arsimor, duke shtuar se ty dyja palët do të duhej të kenë mirëkuptim të përbashkët.

Marketing