Ministri Ademi: Nga 1 janari për 10 paga më të larta për të punësuarit në arsim

Mbi 32 mijë të punësuar në arsim dhe shkencë nga 1 janari do të marrin paga më të larta për 10 për qind. Marrëveshjet për këtë sot u nënshkruan në Qeveri midis Sindikatës së Pavarur për Arsim dhe Shkencë (SASHK) dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Marketing

Paga më të larta do të marrin rreth 20.000 të punësuar në arsimin fillor, 8.000 në arsimin e mesëm, 4.500 në arsimin e lartë dhe 220 të punësuar në institucionet shkencore.
Me këtë, siç deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, po përmirësohet statusi materiale i të punësuarve në arsim, por paralajmëroi se edhe në periudhën e fundit do të punohet në përmirësimin e dinjitetit të mësimdhënësve dhe profesorëve.

Nga SASHK-u janë të kënaqur nga rritja e pagave, por kjo që mbetet të punohet në periudhën e ardhshme është nënshkrimi i marrëveshjes kolektive për arsim të lartë, ndryshime në marrëveshjet kolektive për arsim fillor dhe të mesëm, kthimin e regresit për pushim vjetor, kthimin e kompensimit për transport për mësimdhënësit, të cilët do të shkojnë në punë në mjediset rurale dhe të paguhen orët shtesë jashtë orarit të punës.

Marketing