Ministri Aliti për riorganizimin e administratës shtetërore: Është fuqi dhe stabilitet për integrim në BE

Ligji për riorganizimin e administratës shtetërore, paraqet ligj bazë për ristrukturim të pushtetit qendror, kështu vlerëson ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti i cili nëpërmjet një postimi në Facebook tha se ky ligj tashmë është në fazë të avancuar të përgatitjes.

Marketing

“Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës është e përkushtuar dhe po punon në mënyrë aktive me gjithë aktorët politik për përgatitjen e këtij ligji, i cili momentalisht është në një fazë të avancuar të përgatitjes”, shkruan ai.

Aliti gjithashtu theksoi se administrata publike duhet të përballojë sfidat e së ardhmes që kanë qëllimin e qartë; përmirësimin e shërbimeve në sektorin publik i cili krijon rezultate të kënaqshme për qytetarët dhe përmirëson klimën e investimeve.

Ministri shkrimin e tij e përfundoi me mesazhin se Ligji për Riorganizim të Administratës i jep forcë e stabilitet vendit për integrim në Bashkimin Evropian.