Ministri Bekteshi inspekton ndërtimin e gazpërçuesit Shkup-Tetovë-Gostivar

Ministri i Ekonomisë dhe ai i Transportit dhe Lidhjeve, Kreshnik Bekteshi dhe Goran Sugareski si dhe drejtori i Resurseve energjetike nacionale, Bajram Rexhepi sot do të kontrollojnë ndërtimin e gazpërçuesit magjistral Shkup – Tetovë – Gostivar.

Marketing

Ata do ta vizitojnë trasenë e gazpërçuesit në Tetovë, në afërsi të fshatit Falishe.

Gazpërçuesi është projektuar me gjatësi prej 86 kilometrave, si pjesë e tretë e Projektit për ndërtim të sistemit gazpërçues nacional. Projekti është vlerësuar në rreth 30 milionë euro, ndërsa mjetet financiare janë siguruar përmes kredisë nga bankat gjermane Dojçe bank dhe Erste grup.

Me buxhetin e Ministrisë së Ekonomisë për vitin 2020 për gazifikim janë paraparë 120 milionë denarë. Nën kompetenca të këtij resori me ndryshimet e Ligjit për energjetikë prej vitit të ardhshëm kalon SHA Resurset energjetike nacionale, që është kompetente për ndërtimin e sistemit gazpërçues.

Marketing