Ministri Bekteshi ndau vendime për kompanitë e subvencionuara(Foto)

„ Përmes Programit për konkurrencë, inovacion dhe ndërmarrësi për vitin 2019, kemi
mundësuar mbështetje të drejtpërdrejtë financiare të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të
mesme në vlerë prej 21 milion denarë nëpërmjet të bashkëfinancimit prej 70% të shpenzimeve
të dëshmuara për furnizime të pajisjeve dhe mjeteve, për dizajnimin e prodhimit apo për
pjesëmarrje në panaire të vendit në vlerë deri në 300.000 denarë. E gjithë me qëllim të
ndihmohen sipërmarrësit për të përmirësuar veprimtarinë e tyre, për të përmirësuar cilësinë e
prodhimit dhe për të rritur konkurrencën, si në tregun e vendit ashtu edhe në tregje të huaja ",
tha ministri Bekteshi në fjalimin e tij me rastin e ndarjes solemne të vendimeve për pagesë në
bazë të masave të këtij programi.

Marketing

„Duke filluar që nga viti 2017, kjo Qeveri me planin e aprovuar për zhvillim ekonomik u
përcaktua për mbështetje edhe më intensive të sektorit të ndërmarrjeve të vogla dhe të
mesme. Në këtë mënyrë, në kuadër të Programit të konkurrencës, inovacionit dhe
ndërmarrësisë në vitin 2017, me ribalancin e buxhetit në muajin gusht, kemi siguruar 16
milionë denarë shtesë për mbështetjen e NVM-ve, kështu që kemi rritur buxhetin e planifikuar
planifikuar fillimisht në vlerë prej 8.890.000 denarë në 24.890.000 denarë. Me këto mjete të
siguruara shtesë, kemi mundësuar krijimin e një mase të re – Mbështetja financiare për
ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, si plotësim i masave ekzistuese të Programit, shtoi
Bekteshi.

Qëllimi kryesor i kësaj mase është që të mundësojë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat
merren me prodhim dhe shërbim përmes furnizimit dhe përdorimit të pajisjeve dhe
teknologjisë më të sofistikuar dhe më bashkëkohore, të rritin produktivitetin dhe
konkurrencën, prandaj çdo vit për këtë masë ka interes të madh. Gjithsej për tre vjet
(2017,2018,2019) me mjete të siguruara në vlerë prej 59 milion denarë, subvencionohen 240
ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme.

„ Sa i madh është interesi për këtë masë tregon fakti se mjetet në vlerë prej 21 milion denarë
të parapara për këtë masë, janë shfrytëzuar edhe para përfundimit të afatit të përcaktuar në
thirrjen publike. Nëse shohim me numra , kët vit janë subvencionuar 87 ndërmarrje mikro, të
vogla dhe të mesme, por në vitin 2019 parashikohet të mbështeten ndërmarrjet, aktiviteti
kryesor i të cilave është industria prodhuese ose ndërtimi ", tha Bekteshi, duke shtuar se për
dy thirrje publike afati për aplikim zgjat deri më 30 qershor, si për thirrjen publike për
subvencionimin e kompanive në pronësi dhe menaxhim të grave dhe për thirrjen publike për
subvencionimin e zejtarëve.