Ministri Bekteshi në Sofje, nënshkruhet marrëveshje për furnizimin dhe shpërndarjen e gazit

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot në Sofje, Republika e Bullgarisë, do të marrë pjesë në nënshkrimin e Marrëveshjes për Kyçjen Ndërsistemore për furnizimin dhe shpërndarjen e gazit në pikën e Interkonjeksionit Qystendil-Zhidilovë.

Marketing

Në nënshkrimin e marrëveshjes, përveç ministrit, do të marrin pjesë edhe drejtori ekzekutiv i Burimeve Nacionale Energjetike SHA Shkup, Bajram Rexhepi dhe drejtori ekzekutiv i GA-MA, Aleksandar Arsiq.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga GA-MA AD dhe Bulgartransgaz EAD.