Ballina Biznes Ministri Bekteshi nesër mirëpret ministrin për Tregti të Jashtme dhe Marrëdhënie Ekonomike...

Ministri Bekteshi nesër mirëpret ministrin për Tregti të Jashtme dhe Marrëdhënie Ekonomike të Bosnjës dhe Hercegovinës, Stasha Kosharac

Ministri për Tregti të Jashtme dhe Marrëdhënie Ekonomike i Bosnjës dhe Hercegovinës, Stasha Kosharac, nesër (10 qershor 2022) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Kosharac do të pritet nga ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, pas së cilës do të realizohet takimi bilateral i dy ministrave dhe do të nënshkruhen dy marrëveshje bilaterale.

Marrëveshja për Bashkëpunim Ekonomik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e turizmit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës.

Kosharac dhe delegacioni nga Bosnja dhe Hercegovina do të arrijnë në Ministrinë e Ekonomisë në ora 11:00.

Exit mobile version