Ministri Çupi në takim me kryeparlamentarin Xhaferi

Në një takim zyrtar, Ministri i angazhuar për diasporë Dr. Xhemail Çupi u takua me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut z.Talat Xhaferi.

Marketing

Gjatë takimit, u diskutua për rëndësinë dhe rolin jetëgjatë të mërgatës nga Republika e Maqedonisë së Veriut si faktor kyç në bërjen dhe realizimin e politikave strategjike në lidhje me diasporën. Andaj si pikë e veçantë e diskutimit ishte formimi i një grupi parlamentar për bashkëpunim me diasporën ku mundësisht të përfshihen deputetë të shumicës dhe të opozitës, e ato do kenë bashkëpunim të ngushtë me kabinetin e diasporës, kështu do të krijohet një model i ri i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shtetërore dhe diasporës ku do të skanohet gjendja aktuale dhe do të krijohen standarde dhe politika të reja afatgjate ndërmjet palëve.
.

Marketing