Ministri Dauti viziton zonën Bunarxhik

Sot ministri për Investime të huaja Bardhyl Dauti, bashkë me kabinetin e tij vizitoi Zonën Teknologjike Zhvillimore Industriale në Bunarxhik në Shkup, ku ai u prit nga zëvendësdrejtori i Zonave Teknologjike Industriale të Maqedonisë, Hasip Huseini.

Marketing

“Gjatë kohës së vizitës në zonë ministri Dauti gjithashtu vizitoi fabrikat Vanhool dhe Vitillo, ku u informuan lidhur me procesin prodhues, kapacitetin dhe plasmanin final të prodhimtarisë së tyre.

Në mbledhje u bashkëbisedua për funksionimin dhe prodhimtarinë në këto zona, e në veçanti vëmendje i’u kushtua vëllimit të importit dhe eksportit të arritur nga kompanitë industriale në kuadër të zonës. Gjatë takimit u bisedua edhe për numrin e të punësuarve, koston e pagës së punëtorëve, gjithashtu edhe për përqindjen e angazhimit të kompanive furnizuese nga vendi për produktet prodhuese finale nga kompanitë që veprojnë në zona”, njoftojnë nga kabineti i tij.

Në mes tjerash është biseduar edhe për kualifikimin profesional të punësuarve në zonë, problematikat e tyre për të siguruar kuadër të kualifikuar si dhe plan programin e tyre në të ardhmen, gjithashtu edhe për programin e aktiviteteve të ardhshme brenda Zonave Teknologjike Zhvillimore Industriale.