Ministri gjerman i mbrojtjes: 160 tanke në Kiev nga vendet e NATO-s

epa10442860 German Defense Minister Boris Pistorius (R) rides on the turret of a 'Leopard 2 A6' battle tank during his visit to German armed forces Bundeswehr soldiers of the tank battalion 203 in Augustdorf, Germany, 01 February 2023. According to the German government's decision to supply 14 Leopard 2 tanks to Ukraine, Pistorius got informed about the performance of the weapon system. EPA/FRIEDEMANN VOGEL

“Vendet e NATO-s po planifikojnë të ndërtojnë dy batalione të tankeve gjermane Leopard 2 dhe katër batalione të tankeve Leopard 1 në Ukrainë”.

Marketing

Lajmin e ka raportuar për gazetën gjermane Die Welt ministri gjerman i mbrojtjes Boris Pistorius, shkruan Kiev Independent, duke kujtuar se gjithsej 160 mjetet e blinduara përfaqësojnë rreth gjysmën e 300 tankeve të kërkuara nga Ukraina për kundërsulmin e planifikuar pranverë/verë.

Pistorius ka thënë se “Polonia, së bashku me aleatët, do të dërgojë dy batalione Leopard-2 për një total prej 60 tanke në Kiev. Katër batalione me 100 tanke Leopard-1 mund të dorëzohen deri në fund të vitit”. Tanket Leopard 2 të premtuara nga Gjermania për Ukrainën do të dorëzohen në fillim të prillit./

Marketing