Ballina Lajme Maqedoni Ministri Hoxha në terren, takime të drejtëpërdrejta me fermerët

Ministri Hoxha në terren, takime të drejtëpërdrejta me fermerët

Ministri i Bujqësisë Arjanit Hoxha, sot ka dalur në terren ku ka filluar aktivitetet e tija të drejtpërdrejta me fermerët.

Marketing

Hoxha ka pyetur fermerët për qëndrimin e tyre në lidhje me ligjin e ri për shitjen e tokës bujqësore në pronësi të shtetit.

Ja njoftimi i plotë i ministrit:

Nga sot fillova aktivitetet në terren me takime të drejtpërdrejta me fermerë. Dëshiroj të dëgjoj nga ata personalisht mendimet dhe idetë e tyre në lidhje me ligjin e ri për shitjen e tokës bujqësore në pronësi të shtetit. A dëshirojnë ta blejnë tokën apo të vazhdojnë të paguajnë qira?

Në fshatin Viniçani – Veles, vizitova familjen Spasovski. Marina dhe burri i saj Bone Spasovski, së bashku me tre fëmijët e tyre kultivojnë 3 hektarë vreshta, 7 hektarë pemë nga të cilat kryesisht kajsi, kumbulla dhe pjeshkë, 1.5 hektarë drithëra dhe 10 serra me kulturë të hershme perimesh – speca.

Gjatë bisedës konstatova se ata janë përfitues të shumë masave të MBPEU-së. Ata duan të blejnë tokën që po e punojnë tani. Ata kanë plane të mëdha për të zgjeruar prodhimin, dhe ju dëshiroj suksese më të mëdha në të ardhmen.

Në ditët në vijim, do të realizoj takime të tjera me fermerë nga i gjithë vendi. Nëpërmjet komunikimit të drejtpërdrejt kam për qëllim të dëgjojë prej tyre të gjitha kritikat, dua që të më njoftojnë se me çfarë nuk janë të kënaqur, kurse ne si institucion të veprojmë në përputhje me kërkesat dhe pritshmërit e tyre.

Marketing
Exit mobile version