Ballina Aktuale Ministri Hoxha për vizitë në Bukuresht të Rumanisë, ja në cilin aktivitet...

Ministri Hoxha për vizitë në Bukuresht të Rumanisë, ja në cilin aktivitet do të merr pjesë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha, së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Rumani, Gabriel Atanasov, nesër në Bukuresht, do të hapin promovimin njëjavor të prodhimeve të brendshme bujqësore dhe ushqimore “Java e produkteve nga RMV-ja”, njofton Portalb.

Marketing

Nga MBPEU njoftojnë se ngjarja do të zhvillohet në ndërtesën e Odës Tregtare Rumune në Bukuresht.

“Para hyrjes në sallë, do të ketë stenda me produkte vendore nga RMV-ja të disa kompanive, të cilat do të prezantohen me markat e tyre dhe të cilat janë të destinuara për provë për mysafirët e ngjarjes dhe për të gjithë vizitorët të cilët në ditët në vijim do të vizitojnë promovimin, i cili zgjat deri më 18 qershor 2021”, informojnë nga Ministria.

Exit mobile version