Ministri i arsimit Arbër Ademi vuri gurthemelin e sallës sportive në SHF ”Kongresi i Manastirit”

Ministri i Arsimit dhe Shkencës dr. Arbër Ademi ishte i pranishëm sot në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të sallës sportive të Shkollës Fillore “Kongresi i Manastirit” në Komunën e Çairit. Në prani të përfaqësuesve të lartë
politik mesin të cilëve edhe kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, kryetari Ali Ahmeti, si dhe të drejtuesve të Qytetit të Shkupit, Komunës së Çairit, Shkollës dhe banorëve të shumtë, ministri Ademi tha se ndjehet krenarë që,
bashkë me kryetarin Ahmeti vendosën gurthemelin e sallës së re sportive në SHF “Kongresi i Manastirit” në Çair.

Marketing

“Do të ndihem edhe më i plotësuar kur talentët që do të dalin nga kjo sallë sportive, do të arrijnë majat e suksesit në arenën ndërkombëtare”, pohoi më tej ministri duke nënvizuar faktin se në disa qytete dhe komuna, nxënësit tashmë janë duke korrur suksese në orët e sportit dhe aktiviteteve sportive që realizojnë në sallat e reja të ndërtuara nga ana e Ministrisë të Arsimit dhe Shkencës. “Së shpejti edhe fëmijët e kësaj shkolle do të mund të ushtrojnë në
sallë të re sportive, të luajnë basketboll, futboll, dhe të bëjnë stërvitje gjimnastikore në një objekt të ri modern, i ndërtuar sipas të gjitha standardeve bashkëkohore”, tha ai.

Salla do të ketë sipërfaqe prej 650 m2 dhe do të jetë e pajisur me rekuizita për pothuajse të gjitha sportet: basketbollin, volejbollin, hendbollin, gjimnastikën, atletikën, e kështu me radhë. Kostoja financiare do të kap shumën e rreth 24 milion denarëve, mjete të cilat janë siguruar nga Buxheti i Republikës të Maqedonisë dhe kredia e siguruar nga Banka për Zhvillimi e Këshillit të Evropës.

Angazhimi ynë nuk mbaron këtu, deklaroi ministri. “Ne do të vazhdojmë intensivisht me gjithë kapacitetin tonë institucional dhe profesional në ndërtimin e sallave-palestrave të reja sportive si dhe me rikonstruksionin e objekteve shkollore në Çair dhe më gjerë. Synimi jonë është përmirësimi i cilësisë së shkollimit”, u shpreh ministri i Arsimit, Ademi.

Marketing