Ministri i Brendshëm austriak falënderon z. Bushi për bashkëpunimin mes dy institucioneve

Ministri i Punëve të Brendshme të Austrisë, z.Karl Nehammer përmes një letre ka shprehur falënderimet e tija për përkrahjen që unë si zëvendësministër i Brendshëm, përkatësisht MPB-ja ia kemi dhënë shtetit mik Austrisë me rastin e sulmeve terroriste me 2 Nëntor të vitit të kaluar.

Marketing

Ministri austriak z. Nehammer në letrën e tij ka shkruar se “Janë kohërat e errëta dhe të vështira si rasti me sulmet terroriste që zbulojnë me të vërtetë rëndësinë e thellë të bashkëpunimit të ngushtë, besimit dhe besueshmërisë në nivelin ndërkombëtar. Prandaj më lejoni të shpreh mirënjohjen time të përzemërt për fjalët tuaja të ngushëllimit dhe mbështetjes. Ne e vlerësojmë thellësisht shprehjen e solidaritetit nga partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht në orë të vështira.”

Unë dhe Ministria e Punëve të Brendshme me qëllim luftimin e terrorizmit çdoherë do të jemi të bashkuar dhe para nesh do kemi vetëm një qëllim që përmes koordinimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë me miqtë tanë ndërkombëtar të eliminojmë të gjitha format e terrorizmit në vend dhe Evropë.