Ministri i brendshëm jep dorëheqje pasi shkeli kufizimet kundër COVID-19

Ministri i Punëve të Brendshme të Perusë, Luis Barranzuela Vitere, ka ofruar dorëheqjen mbrëmë vonë pas raportimeve se ai shkeli kufizimet e koronavirusit e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Marketing

“Kam marrë vendimin demokratik për të dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i ministrit të brendshëm, duke hedhur poshtë akuzat e rreme ndaj karrierës sime profesionale dhe duke respektuar qeverisjen dhe besimin e presidentit të Republikës”, shkroi Barranzuela në twitter.

Raportime të ndryshme pretenduan se ministri në shtëpinë e tij në kryeqytetin Lima organizoi një festë për Halloween, një nga llojet e tubimeve të ndaluara nga qeveria kohët e fundit.

Duke njoftuar se dorëheqja e ministrit Barranzuela pranohet, presidenti Pedro Castillo shkroi në Twitter se “në orët e ardhshme do të bëj betimin ai që do ta zëvendësojë atë”.

Sipas Universitetit Johns Hopkins me seli në SHBA, Peru ka raportuar mbi 200 mijë raste të vdekjes nga koronavirusi dhe mbi 2 milionë raste pozitive.

Të paktën 34.6 milionë doza vaksinash kundër COVID-19 janë administruar në vendin e Amerikës së Jugut me rreth 33 milionë banorë, ndërsa 15.5 milionë persona janë vaksinuar plotësisht.