Ballina Aktuale Ministri Nuredini për vizitë në komunën e Bogovinës

Ministri Nuredini për vizitë në komunën e Bogovinës

Ministri Naser Nuredini sot qëndroi për vizitë në komunën e Bogovinës. Nuredini në takimin me kryetarin e Bogovinës biseduan për projektet aktuale që janë në realizim e sipër dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Marketing

Postimi i plotë:

Gjatë vizitës së sotme në komunën e Bogovinës, me kryetarin Besnik Emshiu biseduam për projektet aktuale dhe të planifikuara infrastrukturore që janë duke u realizuar në këtë komunë për të siguruar kushte më të mira jetese për banorët dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Gjatë vizitës kemi bërë një shëtitje rreth punimeve të ndërtimit.
E konsideroj të një rëndësie të veçantë projektin për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit për fshatrat Bogovinë dhe Kamjan, po ashtu diskutuam për përgatitjen e dokumentacionit të projektit për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit për ujërat e zeza për fshatrat Pirok dhe Pallçishtë të financuara nga MMJPH, pastaj projekti për rregullimin e shtratit të lumit të Bogovinës i cili realizohet me mbështetjen e Qeverisë Zvicerane dhe UNDP-së, si dhe projektet për ndërtimin e sistemit të furnizimit me ujë për fshatin Kamjan i cili është në fazën përfundimtare të ndërtimit dhe fillimit të procedurës së tenderimit për furnizim me ujë të fshatit Pallçishtë financuar përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve me kredi nga Banka Evropiane e Investimeve.

Marketing
Exit mobile version