Ballina Lajme Maqedoni Ministri Spasovski dhe Ivona Televska në takim për sulmet ndaj gazetarëve

Ministri Spasovski dhe Ivona Televska në takim për sulmet ndaj gazetarëve

Ministri Oliver Spasovski ka realizuar takim me Kryetaren e Asociacionit të Gazetarëve të Maqedonisë, Ivona Talevska, ku u bisedua për rastet e sulmeve ndaj gazetarëve gjatë pesë viteve të kaluara, gjuha e urrejtjes dhe thirrjet për dhunë ndaj gazetarëve, si dhe masat që ndërmerr MPB-ja për zmadhimin e sigurisë së gazetarëve gjatë raportimeve në tubime publike.

Marketing

“Ministri Spasovski potencoi se të gjithë sulmet ndaj gazetarëve që kanë ndodhur pas 1 qershorit të vitit 2017 janë zbardhur nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa MPB-ja ndërmerr disa aktivitet për përmirësimin e bashkëpunimit me organizatat e gazetarëve. Ministria e Punëve të Brendshme tashmë zbaton projekte në bashkëpunim me OSBE-në dhe Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë për rritjen e sigurisë të gazetarëve, ndërsa bashkëpunimi me Asociacionin e Gazetarëve të Maqedonisë do të jep kontribut shtesë për këtë”, thuhet në kumtesën.

Marketing
Exit mobile version