Nga fillimi i renditjes në vitin 2016 e deri më sot, ai thotë se institucioni ka kaluar tre nivele, pra nga një institucion jashtëzakonisht i mbyllur në një transparencë aktive shumë të mirë.

“Ne vazhdojmë të krijojmë një institucion të hapur, të përgjegjshëm dhe transparent para qytetarëve, përmes bashkëpunimit aktiv me mediat – reflektim i vërtetë i politikës së brendshme të Ministrisë në drejtim të ndërtimit të besimit mes qytetarëve dhe policisë”, tha Spasovski.

Kujtojmë se dje nga MPB deklaruan se institucioni ofron edhe shërbime online për qytetarët, duke e cilësuar kështu si risi të kohës për të shmangur turmat që shpesh herë krijohen nga njerëzit në objektet e MPB-së.